Abissnet Superiore në RTSH/ Teuta përgatitet për ndeshjen me Dinamo City, Dobi: Jemi gati, por s’kishim kohë ta përgatisnim!

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Nesër në orën 13:00 në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta dhe Dinamo City do të zhvillojnë ndeshjen e prapambetur, të vlefshme për javën e parë të Abissnet Superiore.

Në vigjilje të këëtij dueli doli sot përballë gazetarëve, trajneri ekipit durrsak, Enkeleid Dobi. “Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve”, tha trajneri i Teutës.

I pyetur mbi rivalen e radhës, Dobi tha: “Dinamo edhe sezonin e kaluar zhvilloi një kampionat të mirë dhe ka ruajtur vazhdimësinë, si në staf ashtu edhe në organizimin e klubit. Kohët e fundit ka treguar ambicie të larta, sidomos me paraqitjet në Europë, ku dëshmoi se është një ekip solid. Sot, mund të them se është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe meriton respektin tonë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme