Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Partia e Socialistëve Evropianë do të përjashtojë përgjithmonë partinë e kryeministrit sllovak Robert Fico, ‘Smer’, në një kongres muajin e ardhshëm.
Udhëheqësia e Partisë së Socialistëve Evropianë mori një vendim unanim në një takim të enjten e kaluar, thanë për Politico zyrtarë të cilëve u është garantuar anonimiteti për të folur lirshëm mbi diskutimet e brendshme.
Ky vendim duhet të ratifikohet në një takim që do të mbahet në Amsterdam midis 16 dhe 18 tetorit.
Sipas Euractiv, ky veprim vjen pasi progresivëve u sos durimi me Ficon, i cili është afruar me Vladimir Putinin dhe Xi Jinping, dhe akuzohet se ka shkelur sundimin e ligjit në vend.
Në tetor 2023, Smer u pezullua pasi formoi një qeveri me partinë nacionaliste SNS.
Kohët e fundit, Fico ka pasur gjithnjë e më shumë përplasje me socialistët evropianë, duke ngadalësuar miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Për më tepër, ai është akuzuar për minimin e sundimit të ligjit në Bratislavë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




