Pensilvani- Shkuan për ta arrestuar, autori vret 3 policë, plagos rëndë dy të tjerë

Botë | 1 vit më parë

Tre oficerë policie janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë teksa po zbatonin mandarin e një urdhërarresti në Pensilvaninë jugore.

Oficerët e zbatimit të ligjit morën një denoncim për dhunë nga ish-bashkëshortja e autorit të sulmit, dhe shkuan në banesën e saj në North Codorus Toënship në momentin që janë përballur me të shtënat.

Si pasojë, autori i ngjarjes dhe tre policë humbën jetën. Ndërsa dy oficerët e plagosur u dërguan  në Spitalin e Yorkut.

 “Kjo është një ditë absolutisht tragjike dhe shkatërruese. Ne vajtojmë humbjen e jetës së tre shpirtrave të çmuar që i shërbyen këtij qarku, që i shërbyen këtij Komonuelthi, që i shërbyen këtij vendi. Ky lloj dhune nuk është në rregull. Duhet të bëjmë më mirë si shoqëri”, tha Guvernatori Josh Shapiro në një konferencë për shtyp.

Të shtënat shpërthyen në zonën e North Codorus Toënship, rreth 185 km në perëndim të Filadelfias, jo shumë larg vijës kufitare të Merilendit. Policia Shtetërore e Pensilvanisë po udhëheq hetimet për të shtënat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme