Bletaria, ky pasion i përjetshëm! Islam Bilalaj rrëfen lidhjen mbi-60-vjeçare me bletët

Aktualitet | 1 vit më parë

Sot është në moshën 77-vjeçare. Islam Bilalaj i kujton se gjithçka nisi kur ishte vetëm 17 vjeç, e filloi të kujdesej për bletët me përkushtim.

“Këtu kam nja 60 copë [koshere]. Vallahi që 17 vjeç, kur kam mbaruar shkollën e mesme, e kam nisur këtë zanat,” rrëfen z. Bilalaj.

Mësimet e para për bletarinë i mori nga mësuesit e shkollës, të cilët e udhëzuan në hapat e parë.

Lidhjen me bletët duket se e ka shumë të ngushtë, duke shtuar se kënaqësia që i japin është e veçantë dhe e pazëvendësueshme.

“Të ishte për përfitim, i kisha lënë. Se nuk ka! Ka nja dhjetë vjet që ka rënie në mënyrë të vazhdueshme, por vetëm kur i shoh duke fluturuar, unë kënaqem,” thotë bletërritësi.

Megjithatë, me ndryshimin e kushteve atmosferike vitet e fundit, bletarët nuk kanë mundur të marrin shumë prodhim mjalti, duke u përballur me vështirësi në krahasim me vitet e mëparshme.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme