Zelensky viziton trupat në vijën e frontit -Forcat ukrainase po zmbrapsin ofensivën ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi trupat në rajonin e Donetskut, ku njoftoi se ushtria ukrainase ka penguar disa përparime të Rusisë gjatë verës dhe ka rimarrë 160 km² tokë dhe shtatë vendbanime pranë qytetit Dobropillia.
Zelensky theksoi se kundërsulmi është ende në vazhdim dhe se Rusia ka pësuar mijëra humbje. Ndërkohë, një sulm ajror rus në qytetin Kostiantynivka vrau pesë persona.
“Hap pas hapi, luftëtarët po çlirojnë tokën tonë. Që nga fillimi i operacionit, 160 kilometra katrorë dhe shtatë vendbanime janë rimarrë”, tha Zelensky në X.
Qyteti ndodhet afër vijës së frontit dhe është i rrethuar nga trupat ruse nga tre anët.
Rusia mohon se ka shënjestruar civilë, ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj thonë se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha për fitime të vogla territoriale, duke lënë pas qytete të shkatërruara.
Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe forcat e saj kanë sulmuar në të gjithë Ukrainën lindore për muaj të tërë, duke u përpjekur të marrin kontrollin e rajoneve të Donetskut dhe Luganskut.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha për fitime relativisht të vogla territoriale, ndërsa po lënë qytete dhe fshatra të shkatërruara pas tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




