Sveçla: Gjendet arsenal ushtarak te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut

Kosovë | 1 vit më parë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zbulimit të një arsenali ushtarak në pronën e Nemanja Radivojević, i njohur si “Gandi”, i cili dyshohet si autor i shpërthimit të bombës në Banjskë më 24 shtator 2023, ku humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku, shpallur Hero i Kombit.

Në një postim në Facebook, Sveçla publikoi pamje të materialeve të sekuestruara, përfshirë municion, pajisje ushtarake e policore, si dhe veshje kamuflazhi.

Ai deklaroi se gjetjet janë dëshmi të qarta për përgatitjet e gjata të një grupi kriminal të dirigjuar nga Serbia, me synim destabilizimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Por institucionet tona të sigurisë janë më të forta se kurrë dhe nuk do të lejojnë që elemente kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën,” tha Sveçla.

Autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se rasti është nën hetim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme