Akuzohet për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”, AMP nis hetimet për punonjësin e Gardës së Republikës

Aktualitet | 1 vit më parë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit materialet procedurale ndaj Inspektor Mateo Ademit, punonjës i Gardës së Republikës. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës” pas një incidenti me një oficer policie të trafikut rrugor.

Sipas njoftimit të AMP, hetimet paraprake nisën pas kallëzimit të bërë nga Besmir Likaj, Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Nga të dhënat e mbledhura, rezultoi se inspektor Ademi, ka kanosur punonjësin e policisë për motive të dobëta. Incidenti ka tërhequr vëmendjen e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila po ndjek çështjen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme