SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vunë veton këtë të enjte (18 shtator) një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit paraqitur nga 10 anëtarët e saj jo të përhershëm, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.
Të 14 anëtarët e tjerë të organit më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara votuan në favor të rezolutës, e cila e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe i bëri thirrje Izraelit të heqë të gjitha kufizimet në ofrimin e ndihmës për 2.1 milionë palestinezët në territor.
Votimi erdhi vetëm disa ditë përpara takimit vjetor të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Gaza do të jetë një temë kryesore dhe ku aleatët kryesorë të SHBA-së pritet të njohin një shtet të pavarur palestinez .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




