Tritol murit rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu në Kamëz
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala” në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili ka mbajtur më herët pozicionin e kryebashkiakut të Kamzës.
Vetë deputeti, i pyetur nga grupi hetimor, ka mohuar të ketë konflikte. Ndërkohë kamerat e banesës së tij gjatë momentit të shpërthimit nuk kanë regjistruar, pasi kanë qenë të dëmtuara për shkak të një defekti.
Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate, kur, siç ka deklaruar vetë deputeti Mziu para grupit hetimor në deklaratën e parë, ai ka qenë në shtëpi bashkë me bashkëshorten e tij. Shpërthimi ka qenë i madh, pasi ka tronditur jo vetëm familjen Mziu, por para shtëpisë së tij ishin edhe disa automjete të parkuara, të cilat janë dëmtuar,” raportoi gazetarja Flutura Tota për RTSH 24.


Policia po heton mbi identifikimin e kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




