Kombëtarja, miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




