Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ristrukturimin e kategorisë së arbitrave për sezonin 2025-2026

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Në vijim të vendimeve të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv, Komiteti i Arbitrimit, në bashkëpunim me Sektorin e Arbitrimit, ka propozuar ndryshime në kategorizimin e arbitrave dhe  zyrtarëve për sezonin 2025-2026.

Është ndryshuar emërtimi i kategorive të arbitrave dhe vëzhguesve:

  • Kategoria e Parë (ishte Superiore)
  • Kategoria e Dytë (ishte e Parë)
  • Kategoria e Tretë (ishte e Dytë)
  • Kategoria Amatore (ishte e Tretë)

Numri i arbitrave dhe asistentëve në secilën kategori është si më poshtë:

  • Kategoria e Parë: 30 arbitra dhe 40 asistentë
  • Kategoria e Dytë: 20 arbitra dhe 40 asistentë
  • Kategoria e Tretë: 25 arbitra dhe 30 asistentë
  • Kategoria Amatore: 30 arbitra

Ky ndryshim synon të përmirësojë organizimin e ndeshjeve dhe zhvillimin profesional të arbitrave, duke përshtatur strukturën me nivelin e rritur të konkurrencës në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme