Triatlon Tirana dhe fituesit e saj

Triatlon Tirana ka zhvilluar këtë të dielë edicionin e saj të radhës. Si zakonisht Liqeni i Farkës ishte qendra e të gjithë aktivitetit, ndërsa në një garë u bënë bashkë tre disiplina sportive. Not, çiklizëm dhe vrap, ndërsa kategoritë ishin të ndara në olimpik, sprint dhe të përzier djem e vajza bashkë në një skuadër.
Për kategorinë Olimpik distancat ishin 1500 metra not, 40 kilometra pedalim dhe 10 kilometra vrap. Ndërkohë për sprintierët ishin 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrap.
Në Kategorinë e Olimpikëve, apo profesionistëve, vendi i parë do të shkonte për Strahinja Trakiç me kohën 2h10’57 dhe Anastasia Pejsheva 2h25’31”. Tek sprintierët fitorja do të ishte motër e vëlla tërësisht kuqezi. Tomas Greko për djem në vend të parë me kohën 1h09’17” dhe Miral Greko me kohën 1h14’38”.
Për skuadrat e përziera djem e vajza vendi i parë ka shkuar për treshen shqiptare përbërë nga Ediljano Huna, Redia Dauti dhe Bjarke Viden Nielsen me kohën 2h02’22”. Një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit, teksa u bë bllokimi i qarkullimit të automjeteve në rrugët rreth Liqenit të Farkës, ndërsa tanimë radha është për Maratonën e Tiranës më 19 tetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




