Abissnet Superiore ’25-’26 në RTSH/ Teuta i mohon fitoren Vllaznisë në Durrës, Beshiraj i kundërpërgjigjet Malës

Teuta merr një pikë të artë në fushën e saj kundër Vllaznisë në një ndeshje, e cila po mbyllej në favor të ekipit mik. Por një karton i kuq i Gurishtës dy minuta përpara fundit të takimit i dha mundësi ekipi durrsak që të shfrytëzojë avantazhin numerik në fushë për të arritur te goli barazimit në frymën e fundit.
Në pjesën e parë Vllaznia mundi që të shënonte një gol mjaft të bukur falë kombinimit të Malës dhe Balajt. Ekipi i Martinit në minutat në vazhdim krijoi volum të lartë loje, por nuk arriti që të shënonte golin e qetësisë.
Kjo situatë u kthye në favor të ekipit vendas pasi në të 88’ Vllaznia mbeti me një lojtar më pak pasi Gurishta doli me karton të kuq. Epërsinë numerike vendasit e shfrytëzuan në maksimum duke gjetur golin e barazimit në minutën e gjashtë shtesë.
Pas katër javësh Vllaznia renditet në vendin e dytë me 7 pikë ndërsa Teuta qëndron në të pestin me një pikë më pak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




