Presidenti Begaj dhe Ministrja Spiropali në Asamblenë e OKB-së

Politikë | 1 vit më parë

Në Nju Jork ka nisur sot debati i Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Shqipëria po përfaqësohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi se “pjesëmarrja në këtë Asamble është një mundësi për të forcuar angazhimin e përbashkët për paqe, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Edhe ministrja Spiropali shprehu rëndësinë e kësaj dite, duke shkruar se “Shqipëria do të rikonfirmojë angazhimin e saj krah aleatëve strategjikë ndaj vlerave demokratike”.

Ajo përmendi gjithashtu se në këtë sesion do të marrë fjalën edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti Trump ishte ndër udhëheqësit e parë që mbajti fjalën në këtë sesion, ku pritet të adresohen sfidat e sigurisë globale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme