Von der Leyen paralajmëron: Infrastruktura kritike e BE-së është në rrezik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka lëshuar një paralajmërim të fortë pas një sulmi të dyshuar me dron pranë Aeroportit të Kopenhagës. Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen konfirmoi se kishte folur me kryeministren daneze Mette Frederiksen.
Ajo theksoi se, pavarësisht se faktet po verifikohen, është e qartë se “infrastruktura jonë kritike është në rrezik.”
“Evropa do t’i përgjigjet këtij kërcënimi me forcë dhe vendosmëri,” shkruajti Von der Leyen, duke sugjeruar një reagim të fortë dhe të koordinuar nga Bashkimi Evropian ndaj këtyre ngjarjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




