Scholes “sulmon” Rashford: Tek Manchester United ecte në fushë sepse donte të largohej

“Vërtet e kam të vështirë të jem i lumtur për të.” Kjo është ajo që tha Paul Scholes, ish-mesfushori i Anglisë dhe Manchester United, për Marcus Rashford. Të mërkurën, më 18 shtator, sulmuesi shënoi dy gola në Ligën e Kampionëve kundër Newcastle, të parët me Barcelonën në ndeshje zyrtare, por për Scholes, kjo nuk mjafton:
“Kjo është kryesisht për shkak të sjelljes së tij. Mendoj se qëndrimi i tij ndaj Manchester United drejt fundit ishte i turpshëm. Sa herë e kam parë të ecte në fushë sepse donte të largohej nga Manchester United…”, tha legjenda e “Djajve të Kuq” në podcastin “The Good, The Bad & The Football”.
“Duhet të jetë i vetëdijshëm për veten, është 27 vjeç, nuk është më fëmijë. A mund të jetë ai ndër lojtarët më të mirë në botë? Sipas mendimit tim, ai nuk është mjaftueshëm i talentuar për të qenë një nga më të mirët. Edhe pas dy golave. Ai kurrë nuk do të ketë mentalitetin e duhur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




