Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Jose Mourinho tashmë po kërkon përforcime për skuadrën e tij të re, Benfikën. Trajneri portugez kohët e fundit mori drejtimin e “Shqiponjave të Lisbonës”, por fjalët për nënshkrime të reja të mundshme tashmë po qarkullojnë.
Sipas Goal France, “Special One” i ka vënë syrin një lojtari që e ka stërvitur gjatë kohës së tij te Real Madrid: Karim Benzema. Ish-fituesi i Topit të Artë po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Al-Ittihad. Sipas raportimeve në Francë, një ofertë midis 5 dhe 7 milionë eurove mund t’i bindë sauditët të lirojnë sulmuesin francez me përvojë që në merkaton e janarit.
Megjithatë, në atë pikë, zgjedhja do të ishte në duart e Benzemasë: të dorëzohej ndaj propozimeve të një miku të vjetër dhe të kthehej në futbollin evropian, duke pranuar një ulje të ndjeshme të pagës, apo të vazhdonte në Arabinë Saudite?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




