Begaj takon presidentin francez Macron: Mik i mirë i Shqipërisë

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti Bajram Begaj ka takuar këtë të mërkurë (24 shtator) Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë foto nga takimi, Begaj vlerëson Macron si “një mik të mirë të shqipërisë”.

“Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, shkruan Begaj.

Traktati i OKB-së për Detet e Hapura (BBNJ), e njohur zyrtarisht si Marrëveshja sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, Konservimin dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Diversitetit Biologjik Detar përtej Juridiksionit Kombëtar, u miratua në vitin 2022 për herë të parë dhe do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm pas ratifikimit të ditëve të fundit. Marrëveshja përqendrohet te krijimi i zonave të mbrojtura për detet e hapura për të ruajtur shumëllojshmërinë e gjallesave detare.

Presidenti Begaj ndodhet në Nju-Jork në vazhdën e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Kreu i Shtetit, si dhe nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme