Durrës, gjendet pa jetë një 51-vjeçar brenda banesës së tij

Aktualitet | 1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. Viktima është Valbon Beqiraj, 51 vjeç, i cili u gjet i pajetë brenda banesës së tij në lagjen nr. 12 nga nipi i tij. Ky i fundit ishte personi që lajmëroi autoritetet policore.

Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se shkaku i vdekjes nuk është natyral, por rezultat i goditjes me thikë. Viktima ishte i martuar, me një fëmijë dhe nuk kishte precedentë penalë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës për të siguruar provat. Një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Ndërkohë që hetimet janë në fazën e parë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa banorët e lagjes shprehin tronditjen e tyre për ngjarjen e papritur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme