“Trialog” në RTSH, Vangjeli: Me shkarkimin e Veliajt u gris kontrata e tij me votuesit e Tiranës

Politikë | 1 vit më parë

Shkarkimi i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës mbeten në qendër të debatit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti politik Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë vendim si një “kontratë të grisur” mes Veliajt dhe votuesve të kryeqytetit.

Sipas Vangjelit, situata ku Veliaj ka munguar në detyrë prej disa muajsh, ndonëse u ndalua pa shkak, tregon se shkarkimi i tij ka pasur arsye politike. Ai theksoi se ky veprim krijon një precedent të rrezikshëm, duke goditur garancitë për të zgjedhurit lokalë.

“Me Veliajn u dha shembulli se të njëjtin fat mund të ketë edhe një kryebashkiak i minorancës,” tha Vangjeli, duke shtuar se ky vendim rrezikon të ripërsëritë skenarë ku akuza të formuluara nga individë të caktuar mund të dëmtojnë rëndë karrierën e një zyrtari, duke e lënë të pafuqishëm për të ushtruar detyrën e tij derisa situata të sqarohet.

“Mund të dalë një tjetër ‘Nesti Angoni’ sërish që bën akuza për të tjerë e deri sa të sqarohet situata dëmi është bërë,” theksoi analisti.

Shkarkimi i Veliajt, sipas tij, e ka goditur besueshmërinë e të zgjedhurve dhe ka dëmtuar seriozisht marrëdhënien e tyre me qytetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme