Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir të Amantias, i përket shekullit III para Krishtit

Kulturë | 1 vit më parë

Në Parkun Arkeologjik të Amantias gërmimet kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm, i cili mendohet se është ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe u shkatërrua në shekullin VI pas Krishtit.

Ky fortifikim i fuqishëm, sipas ekspertëve, hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike. Zbulimi u nda edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Përveç murit, u kryen edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale dhe punime konservuese mbi monumentet e tjera të evidentuara vitet e fundit, të cilat ishin të rrezikuara nga faktorët klimatikë.

Këto gërmime dhe restaurime po pasurojnë më tej peizazhin arkeologjik të Amantias, duke sjellë fakte të reja për jetën e qytetit ilir dhe duke garantuar ruajtjen e tyre për vizitorët e sotëm dhe brezat e ardhshëm.

  •  /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme