Peleshi takon Ambasadorin Abbott: Kuvendi, partner kyç në forcimin e demokracisë dhe reformave

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z.Nicholas Abbott.
Biseda u fokusua në partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik.
Kryeparlamentari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse.
Ai nënvizoi se kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për të forcuar vlerat demokratike dhe për të avancuar reformat që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Të dy palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha me interes të përbashkët dhe të rolit të Kuvendit si institucioni qendror ku marrin formë reformat kyçe për të ardhmen e vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




