Masa për sezonin e reshjeve, në Lunxhëri bëhen ndërhyrje në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë

Aktualitet | 1 vit më parë

Njësia Administrative e Lunxhërisë po merr masa të rëndësishme për sezonin e vjeshtës.

Në fokus të masave kryesore janë ndërhyrjet në kanalet kulluese, si dhe rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore.

Sipas administratorit të njësisë, Enton Suli, gjatë viteve të fundit janë evidentuar një sërë problematikash, për të cilat tashmë po merren masa për përmirësim.

“Po punojmë për pastrimin e kanaleve kulluese brenda fshatrave dhe anës rrugëve kryesore. Problematik ka qenë kanali i Haznakut. Vitin e kaluar është bërë pastrimi i kanalit të madh. Nuk pati bllokim të rrugës gjatë shirave të dimrit. Edhe te rruga e Dhoksatit, pasi kur ka reshje të tepërta del uji mbi rrugë, kemi bërë pastrimin e kanalit. Problematikë kemi edhe te rruga e Kakozit, pasi gjatë dimrit bllokohet një urë ku kalon përroi. Edhe atë e pastrojmë para sezonit të dimrit,” thotë z. Suli.

Ai thekson se një ndër arritjet më të rëndësishme është ndërgjegjësimi i banorëve, të cilët tani janë më të kujdesshëm dhe nuk hedhin më mbetje në vende të papërcaktuara.

“Banorët janë ndërgjegjësuar. Nuk hedhin më mbetje nëpër kanale,” tregon administratori i njësisë.

Me masat që po ndërmerren, do të parandalohet çdo problem që mund të lindë gjatë këtij sezoni, duke siguruar kushte më të mira për banorët dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në këtë zonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme