Gonzato takim me Lamallarin: Të forcojmë drejtësinë. Shqipëria të përafrojë Kodin Penal me atë të BE

Politikë | 1 vit më parë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, u takua me Ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në këtë takim, BE-ja shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë për forcimin e institucioneve, ofrimin e ekspertizës dhe nxitjen e llogaridhënies dhe efikasitetit.

Gonzato foli edhe për ndryshimin e disa dispozitave në Kodin Penal për përafrimin e tij me standardet evropiane, si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.

“Shqipëria pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal, për t’i përafruar ato me standardet evropiane dhe me legjislacionin e BE-së. Prioritet, sipas tij, duhet t’u jepet ndryshimeve të nevojshme për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme, që janë pjesë e Grupkapitullit të parë të negociatave”, shkruan Gonzato.

Diplomati evropian nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016, duke respektuar arkitekturën e saj aktuale, si dhe domosdoshmërinë për të arritur një ekuilibër të drejtë mes pavarësisë dhe llogaridhënies.

Më herët, ministri Lamallari priti në takim edhe të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Në foks të diskutimit ishte procesi i integrimit të vendit në BE si dhe forcimi i sundimit të ligjit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme