Ambasadori Gonzato dhe ministri Jaupaj: Mbrojtja e natyrës dhe menaxhimi i mbetjeve, sfida kyçe drejt anëtarësimit në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim zyrtar me ministrin e ri të Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Në një postim të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, u bë e ditur se gjatë takimit u theksuan disa sfida kyçe që lidhen me mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbetjeve, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe luftën kundër krimeve mjedisore.
“Mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Përballimi i këtyre sfidave do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.”- thuhet në njoftim.
Ambasadori Gonzato vuri në dukje se përballimi i këtyre sfidave do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët shqiptarë.
“Shqipëria duhet të linjëzohet me legjislacionin e BE-së për të përmbushur kriteret përmbyllëse për Kapitullin 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike)”, deklaroi Gonzato.
Ai siguroi ministrin Jaupaj për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në zbatimin e prioriteteve mjedisore dhe përpjekjet për përmirësimin e standardeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




