Malësia e Madhe – Mbahet për të dytin vit “Takimi i lahutarëve shqipfolës”, mesazh për ruajtjen e trashëgimisë

Kulturë | 1 vit më parë

Në zemër të Malësisë së Madhe, u zhvillua aktiviteti kulturor “Takimi i lahutarëve shqipfolës”, që për të dytin vit radhazi solli në skenë lahutarë nga të gjitha trojet ku flitet shqip. Ata risollën tingujt e epikës shqiptare dhe figurat e mëdha të historisë, duke përcjellë mesazhin se ruajtja e lahutës do të thotë ruajtje e shpirtit kombëtar.

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj, tha se ky aktivitet është një thirrje për brezat e rinj që të mos e lënë në harresë këtë instrument të lashtë dhe traditën e këngës epike.

“Tashmë, Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë një nismë dhe po forcon edhe më tej organizimin e eventeve të tilla etno-kulturore siç është dhe Festivali i Lahutës”, tha ai.

Ky takim kulturor u shndërrua në një mbrëmje emocionuese, ku publiku u përfshi në atmosferën e odave të dikurshme, duke përjetuar nga afër vargjet epike dhe jehonën e lahutës, si një kujtesë e gjallë e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme