Kërcënimi rus, vendet e BE-së dhe Ukraina bisedime për vendosjen e ‘murit të dronëve’

Botë | 1 vit më parë

Vendet e BE-së dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedimet mbi “murin e dronëve” për t’iu kundërvënë kërcënimit në rritje.

Shumë vende evropiane do të bisedojnë pasditën e sotme (26 shtator) mbi planet e bllokut për “një mur kundër dronëve” për t’iu kundërvënë kërcënimit në rritje të ndërhyrjeve nga Rusia ose aktorë të tjerë.

Çështja shihet si gjithnjë e më urgjente pas inkursioneve të fundit me dronë rusë në Lituani, Poloni dhe Rumani , si dhe serisë së fundit të konstatimeve të dronëve mbi Danimarkë, të cilat deri më tani nuk janë atribuuar.

Në bisedimet e sotme do të marrin pjesë Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina.

Bisedimet drejtohen nga komisioneri i mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, me NATO-n gjithashtu të përfshirë “në nivel teknik”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme