Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria, rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

Aktualitet | 1 vit më parë

I pranishëm në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi, Begaj e konsideron bisedën mes tyre si “miqësore”.

Sipas Presidentit, biseda u fokusua në rolin aktiv të vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si pjesë e punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Biseda miqësore u fokusua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen time Sekretarit të Përgjithshëm Guterre për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme