Alibali: Berisha nuk do të garojë një figurë politike për Tiranën

Politikë | 1 vit më parë

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në emisionin “3D” të moderatorit Alban Dudushi në RTSH1 se kryedemokrati Sali Berisha nuk do të garojë një figurë politike për Tiranën.

Alibali theksoi fillimisht se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe se e mira për opozitën do të ishte bashkimi i të gjithë forcave politike opozitare rreth një kandidati të vetëm për Tiranën.

“Lidershipi i Partisë Demokratike ka deklaruar se si t’i bëjë Edi Rama zgjedhjet ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Kjo është e padiskutueshme. 11 maji ka krijuar një realitet të ri në Tiranë. Përveç spektrit opozitar janë edhe këto partitë e reja opozitare që po t’i mbledhësh bashkë bëjnë diku te 10 për qind. Prandaj unë mendoj se më shumë se sa emri i kandidatit është bashkimi i të gjithë forcave politike opozitare rreth një kandidati të vetëm. Nuk mendoj se nuk ka kohë. Ka një 3 mujor pa diskutim”, tha Alibali.

Ai vuri në dukje më tej se kandidatura nga radhët  e opozitës “do të ishte mirë që të ishte një figurë publike, jo politikë aktive, por që të të jetë një figurë që njeh shtetin, njeh administrimin e shtetit dhe mbi të gjitha të jetë i pastër”. Ndërsa shtoi se Berisha në 80 për qind ka hequr dorë nga kandidatët politikë të Partisë Demokratike.

“Nëse presidenti e prish traditën që të mbledhë forcat politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve… Do të ishte mirë që të ishte një figurë publike, jo politikë aktive, por që të të jetë një figurë që njeh shtetin, njeh administrimin e shtetit dhe mbi të gjitha të jetë i pastër. Do të doja të ishte eksperimenti në opozitë që do ta çojë opozitën në zgjedhjet e 2027-s dhe më larg pastaj në zgjedhjet e 2029-n. Fakti që Berisha e ka deklaruar se do të fillojë negociatat për të gjetur një kandidat të tillë tregon që Sali Berisha në 80 për qind ka hequr dorë nga kandidatët politikë të Partisë Demokratike”, deklaroi në ‘3D’ Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme