Zjarr tragjik në Vidhas të Elbasanit-Humbet jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Bashkisë Elbasan, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një tragjedi.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar gjatë zjarrit. Ngjarja u raportua rreth orës 15:45.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor janë dërguar me shpejtësi në vendngjarje.
Ekipet e zjarrfikësve kanë punuar intensivisht për të shuar flakët, ndërsa stafi mjekësor është përpjekur të ofrojë ndihmën e parë mjekësore.
Megjithatë, për shkak të asfiksisë dyshohet se i moshuari nuk ka mundur të shpëtojë.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, dhe autoritetet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike.
Hetuesit po punojnë për të mbledhur prova dhe për të sqaruar nëse zjarri ka qenë aksidental apo ka pasur faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




