Kategoria e Parë, ja çfarë dhuroi java e pestë

Java e pestë e Kategorisë së Parë u mbyll pasditen e sotme. Skënderbeu mundi Laçin 1-0 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë.
Pogradeci fitoi 3-1 në fushën e Kukësit, ndërsa Iliria mposhti AF Luftëtarin 2-1.
Kastrioti – Burreli dhe Besa – Lushnja u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në ndeshjen Korabi – Apolonia nuk u shënua asnjë gol dhe sfida përfundoi 0-0.
Rezultatet e javës së pestë:
Kukësi 1-3 Pogradeci
AF Luftëtari 1-2 Iliria
Kastrioti 1-1 Burreli
Korabi 0-0 Apolonia
Besa 1-1 Lushnja
Skënderbeu 1-0 Laçi
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




