Festivali FjalaFest rikthehet në Milano, përkthyesi më i mirë i këtij edicioni u shpall Julian Zharri

Kulturë | 1 vit më parë

Për 3 ditë me radhë u mbajt në Milano edicioni i dytë i FjalaFest, duke mbledhur autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Një festival që shkon përtej leximit të librave, duke u kthyer në një urë mes kulturave dhe gjuhës shqipe, ku çdo zë sjell histori, identitet dhe emocione.

Julian Zharri u vlerësua në këtë edicion si përkthyesi më i mirë i librit të Viron Graçit.

“Nuk e prisja, nuk ma kishin thënë, ndaj për mua ishte një emocion i madh. Me librin, sikurse me librat e tjerë që kam përkthyer poezitë dhe romanet, ishte në fakt dashuria. U dashurova pas librit që herën e parë që e lexova dhe vendosa ta përktheja,” tha Zharri.

FjalaFest synon të lidhë autorët me diasporën dhe publikun ndërkombëtar.

Eventi u mbajt nga data 26 deri më 28 shtator, për publikun, në qendër të Milanos.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme