Faza finale e Kupës Interkontinentale do të zhvillohet në Katar

Futboll Bota | 1 vit më parë

Katari do të presë fazën finale të Kupës Interkontinentale. Ishte presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ai që bëri njoftimin:

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Katari do të presë tre ndeshjet e fundit të Kupës Interkontinentale 2025: Derbin e Amerikave dhe Kupën Challenger, të ndjekura nga finalja kundër Paris Saint-Germain.”

Faza finale do të përfshijë tre ndeshje: ndeshjen midis ekipit meksikan Cruz Azul dhe kampionëve të Conmebol për “Derbin e Amerikave” më 10 dhjetor; e ndjekur nga ndeshja midis fituesit të “Derbit” dhe ekipit egjiptian Pyramids më 13 dhjetor për Kupën Challenger dhe një kualifikim për në finale.

Së fundmi, fituesi i Kupës Challenger do të përballet me Paris Saint-Germain më 17 dhjetor 2025, për të fituar Kupën Interkontinentale.

“Ky vend i bukur ka pritur në mënyrë të shkëlqyer turne të mëdha të FIFA-s në të kaluarën dhe do ta bashkojë përsëri botën duke pritur ekipe nga katër kontinente”, theksoi Infantino.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme