Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë godet Turqinë perëndimore

Europë | 1 vit më parë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi Turqinë perëndimore të dielën, duke tronditur qytetin Simav në provincën Kutahya dhe zonat përreth.

Mediat dhe autoritetet raportojnë se forca e lëkundjeve sizmike ka shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 12:59 sipas orës lokale (09:59 GMT) në një thellësi prej rreth 8.46 kilometrash (5.2 milje).

“Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Dridhja u ndje në provincat përreth. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, tha për NTV se kishte panik midis banorëve, por nuk raportohet ende për të lënduar në njerëz apo shkallën e dëmeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme