Ambasada amerikane: Shqipëria dhe SHBA konsolidojnë aleancën në OKB

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shprehur kënaqësinë për takimet e nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë, zhvilluar gjatë Javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, aleate të NATO-s. Në postimin e saj, ambasada publikoi dy foto që dëshmonin takimet e zhvilluara në Nju Jork:
Presidenti amerikan Donald Trump me homologun shqiptar, Bajram Begaj, të shoqëruar nga Zonjat e Para dhe ministrja e Jashtme, Erisa Spiropali, me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Duke ndarë këto imazhe, Ambasada Amerikane nënvizoi mesazhin: “Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.”
Këto takime konsolidojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke sinjalizuar një angazhim të përbashkët për çështjet e sigurisë dhe prosperitetit global.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




