Witkoff: Trump çon marrëveshjen për Gazën drejt vijës së finishit

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff është shprehur optimist për realizimin e planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Gazë duke përmendur edhe mbështetjen e gjerë ndërkombëtare për marrëveshjen.
“Ne kemi kaq shumë mbështetje të gjerë nga të gjitha vendet arabe të Bregut të Gjirit [sic], kemi mbështetje të gjerë nga evropianët”, ka deklaruar Witkoff.
Ai ka theksuar se ka ende detaje për t’u zgjidhur, por palët e interesuara që nuk pajtohen do të ndodhen nën presionin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Të gjithë do të nxiten prej tij dhe do të mendojnë se do të arrijmë në vijën e finishit”, tha ai.
Sipas Witkoff, SHBA ka besim se si Izraeli dhe Hamasi do të arrijnë një pikëtakimi mes tyre dhe t’i japin fund konfiktit.
“Jam shumë optimist dhe jam vërtet shpresëplotë, sepse kam takuar njerëz nga të dyja palët dhe kjo duhet të marrë fund”, deklaroi më tej Witkoff.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




