Vengu takim me homologun polak: Intensifikojmë bashkëpunimin për fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu është pritur në një takim në Varshavë nga homologu polak Władysław Kosiniak-Kamysz, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy ministrive për fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Vengu ka shprehur mirënjohjen ndaj Polonisë për mbështetjen e pakursyer në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore.
“Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ramë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.
Mirënjohës Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore”, deklaroi Vengu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




