Barça, Flick: PSG, skuadra që duhet mundur

Përpara ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe PSG-së, ka folur trajneri i katalanasve, Hansi Flick: “Po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. PSG ka një trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Është një sfidë e madhe”.
Barça rigjen Lamine Yamal, por duhet të bëjë pa Fermin López, Joan García dhe Gavi, të cilët janë të dëmtuar: “Është pjesë e punës sonë, duhet të dimë si t’i menaxhojmë dëmtimet. Na mungojnë lojtarë kyç në mesfushë, por duhet të kemi besim te lojtarët tanë të rinj”, tha trajneri i Barçës.
Së fundmi, Flick foli për kredencialet e katalanasve në Ligën e Kampionëve: “Ne jemi Barcelona dhe jemi gjithmonë midis favoritëve, por rruga është shumë e gjatë dhe duhet të punojmë shumë. A po kërkojmë hakmarrje për eliminimin e sezonit të kaluar? Le të mos shikojmë nga e kaluara, gjithçka ka ndryshuar: PSG, lojtarët, Barcelona”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




