Barça-PSG, Luis Enrique: Një finale e parakohshme

“Jam i lumtur që jam kthyer në atë që e konsideroj shtëpi. Këto janë emocione të veçanta”, tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique në prag të sfidës me Barcelonën, i cili më pas nuk kërkoi asnjë justifikim përpara ndeshjes së madhe: “Duhet të përpiqemi ta kemi gjithmonë topin. Mungesa? Pa justifikime, është një finale e parakohshme”.
Për skuadrën franceze do të mungojnë Douè, Kvara, Marquinhos dhe Dembelé: “Nuk ka justifikime, nuk është stili ynë, objektivi është të fitojmë dhe të japim më të mirën tonë”.
Së fundmi, ai falënderoi ekipin për fanellat speciale që do të veshin, me logon e fondacionit kushtuar Xanës, vajzës së trajnerit, e cila ndërroi jetë para kohe: “Falënderoj presidentin për këtë gjest, ne mund të ndihmojmë kaq shumë fëmijë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




