Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog”, në RTSH – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

Aktualitet | 1 vit më parë

Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pati një moment të tensionuar gjatë debatit me analistët e përhershëm të emisionit, Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo.

Gjatë diskutimit, Bardhi lëndoi dorën në tavolinën prej xhami të studios, duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

Për të qetësuar atmosferën, analisti Lorenc Vangjeli ndërhyri me humor, duke thënë: “U bëre kurban në studio.”

Gjatë intervistës, Bardhi njoftoi se opozita ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar se ai nuk është zyrtar i Partisë Demokratike.

Ai shtoi se pret që Presidenti Bajram Begaj të firmosë dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, duke kujtuar se precedentët e mëparshëm të Presidentit janë të tillë që e lejojnë këtë veprim.

Bardhi përmendi rastin e dekretimit të ministres virtuale ‘Diella’, të cilin e cilësoi si shkelje të Kushtetutës.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Presidenti nuk firmos dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi u përgjigj me ironi: “Do ta përshëndes Presidentin.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme