“Ulëritëse”- Sulo: Ja pse kryeministri po nxiton për çështjen ‘Veliaj’! Do ta arkivojë si politikan
Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Arion Sulo ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me çështjen e Erion Veliajt dhe zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama po vepron me nxitim për të mbyllur një kapitull politik që lidhet me Erion Veliaj.
“Për mua kryeministri Rama do që të mbyllë hesapet me Erion Veliajn dhe do që ta quajë histori të arkivuar, si politikan dhe si person publik. Më pas Veliaj nuk ka më asnjë rëndësi,” tha Sulo, duke nënvizuar se qëllimi i Ramës është ta largojë Veliajn nga skena politike përfundimisht.
Duke vazhduar argumentin e tij, Sulo tha se ka një mundësi teorike nëse ai do të dali i pastër nga kjo betejë dhe mund të rikthehet.
Sipas analistit, Rama po vepron me shpejtësi për të mbyllur këtë çështje përmes një procesi të përshpejtuar në SPAK dhe duke prezantuar kandidaten Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës.
Ai shtoi se Veliaj, përmes ankimimit, ka synuar të pezullojë zgjedhjet në Tiranë, gjë që do të sillte negociata. Por nëse i hiqet e drejta për të ankimuar, ai humbet peshën politike.
“Duke i hequr Bashkinë e Tiranës, duke i hequr njerëzit, hiqi të drejtën për të ankimuar, Erion Veliaj mbaron politikisht dhe si faktor publik,” tha Sulo.
Sulo tha se kjo lëvizje po ndodh në një kontekst ku presidentit i është bërë me dije nga kryeministri se çështja duhet të trajtohet në Gjykatën Administrative dhe jo në atë Kushtetuese.
“Fatkeqësisht është një urdhër i dhënë që në fillim, që kur u zgjodh ky President Republike nga kjo mazhorancë,” u shpreh analisti.
Ai theksoi se problemet nuk qëndrojnë vetëm te Presidenca, por edhe te Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij duhej të ishte instanca që vendoste për të drejtën e Veliajt.
“Ka apo s’ka të drejtë Erion Veliaj duhet ta thotë Kushtetuesja, sepse Veliaj dhe gjithë kryetarët e bashkive janë Gjykata Kushtetuese.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




