Partizani-Tirana në RTSH, Bordin: Ka ardhur koha të fitojmë derbin

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit, sfida Partizani-Tirana, që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport. Trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër rivalëve të qytetit. Tirana po kalon një moment të vështirë, por Bordin beson se derbi do të jetë pika e kthesës.
“Besoj erdhi ora për të fituar, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, ku meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën.
Për fat të keq është moment i vështirë edhe pse bëmë një ndeshje të mirë kundër Dinamos por nëse nuk merr pikë, s’është përgjegjësia ime të mendoj për të tjerët dhe për të merituar një klasifikim më të mirë, duhet të japim edhe më shumë”, ka thënë mes të tjerash Bordin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




