Samiti i EPC në Kopenhagë, Spiropali takon Zelenskyn: Përkrahje për Ukrainën, siguria në fokusin kryesor

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali merr pjesë sot në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian (EPC) me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.
Përmes rrjeteve të saj sociale, Ministrja Spiropali ka shpërndarë momente në prag të nisjes me momente takimesh të zhvilluara me krerë shtetesh që marrin pjesë në këtë samit, mes të cilëve edhe Presidenti Zelensky.
“Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën”, deklaroi Spiropali.
Në samitin paraardhës, më 16 Maj të këtij viti, Shqipëria u shndërrua në kryeqendër të diplomacisë ndërkombëtare duke organizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




