Humbi mandatin në Kushtetuese për vetëm 1 votë, Naureda Llagami kërkon dosjen e mbledhjes në Gjykatën e Lartë

Aktualitet | 1 vit më parë

Naureda Llagami ka kërkuar nga Gjykata e Lartë të njihet me dosjen dhe regjistrimet e mbledhjes për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar kopjet e fletëve të votimit, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër të procedurës.

Ajo pretendon se vota e saj e shpallur e pavlefshme i siguronte mandatin, duke rritur totalin e votave në 9, që përbën 3/5 e votave të nevojshme, dhe sipas saj kjo do ta kishte shpallur atë fituese në vend të Asim Vokshit, i cili u zgjodh bazuar në pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme