Kryeministrja daneze: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e shoqëruar nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy para takimit të Komunitetit Politik Europian ku do të diskutohet mbi mbështetjen ndaj Ukrainës, ka deklaruar se Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë.
Frederiksen vuri theksin te forcimi i Europës së përbashkët, që lufta, sikurse tha ajo “të bëhet e paimagjinueshme”.
“Gjatë muajve të fundit, është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime, takime paraprake dhe informime rreth takimeve, dhe ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale.
Duhet t’u jetë e qartë të gjithëve tani: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë. Kemi një detyrë të madhe përpara nesh: duhet ta bëjmë Evropën tonë të përbashkët aq të fortë sa lufta kundër nesh të bëhet e paimagjinueshme, dhe ne duhet ta bëjmë këtë tani. ”, deklaroi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




