Reperi Diddy dënohet me 4 vite e 2 muaj burg për akuza lidhur me prostitucionin

Muzikë | 1 vit më parë

Artisti dhe producenti i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është dënuar me 50 muaj burg (rreth 4 vite e 2 muaj) pasi u shpall fajtor për dy akuza federale për transportim me qëllim prostitucioni. Përveç dënimit me burg, gjykata urdhëroi që ai të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh.

Gjatë seancës dëgjimore para dhënies së dënimit, Combs iu drejtua gjykatës me fjalë të ndjera, duke i cilësuar veprimet e tij si “të neveritshme, të turpshme dhe të sëmura”, dhe kërkoi falje ndaj viktimave, si dhe “të gjitha viktimave të dhunës në familje”.

Ekipi i tij ligjor paraqiti një video në stil dokumentari me pamje nga puna e tij bamirëse dhe marrëdhëniet familjare, për të treguar anën tjetër të jetës së tij dhe për të kërkuar mëshirë nga gjykata. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes për ta paraqitur si viktimë të një “ndjekjeje të padrejtë nga autoritetet”, gjykata vendosi se provat ishin të mjaftueshme për një dënim të rëndë.

Combs ishte arrestuar në shtator të vitit 2024 dhe ka qëndruar në paraburgim që atëherë. Gjykata e ka përfshirë këtë kohë në dënimin total.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme