Atentat me tritol në Sarandë, humb jetën 58-vjeçari me precedent të mëparshëm penalë
Një atentat me eksploziv ndodhi në orët e mbrëmjes së të shtunës në Sarandë, ku viktimë mbeti Isuf Jacaj. 58-vjeçari ishte në makinë në lagjen numër 3 të qytetit, kur automjeti tip “Toyota” ka shpërthyer pas vendosjes së një sasie lënde plasëse, që gjithashtu shkaktoi dëme të shumta materiale te bizneset përreth.
Viktima ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në qytet njihej me emrin “Bushi”, ndërsa më herët i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë zjarri po në lagjen nr. 3.
58-vjeçari ishte babai i 31-vjeçarit Klaus Jaça, i cili ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”, për plagosjen me armë zjarri të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamës në 17 korrik të këtij viti në Sarandë. Pas kësaj ngjarjeje, 31-vjeçarit iu vendos gjithashtu eksploziv në makinë.
Prokuroria Sarandë dhe policia kanë ngritur grupin hetimor për të zbardhur vrasjen e Isuf Jacajt, pa përjashtuar në pista edhe hakmarrjen për plagosjen e dyfishtë ku u përfshi djali i tij. Kohët e fundit Isuf Jacaj punonte në sektorin e turizmit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




