Mjafton goli i Ruçit përballë Vorës, Egnatia merr fitoren e katërt radhazi në kampionat

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Një gol i Flamur Ruçit në pjesën e parë ka vendosur fatin e sfidës Vora-Egnatia, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 1. Rrogozhinasit fitojnë 1-0 sfidën e luajtur në Laç, marrin suksesin e katërt radhazi në kampionat dhe ngjiten në kuotën e 13 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kanë pasur disa raste për shënim, por nuk kanë arritur që të dërgojnë topin në rrjetë.

Pas një starti jo të mirë, Egnatia duket se ka gjetur rrugën e duhur, duke koleksionuar fitoren e 4-t radhazi ën kampionat (si asnjë skuadër tjetër këtë sezon).

Vora pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve në klasifikim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme