Emanuela Rusta dhe tri arbitre të tjera shqiptare vendosin drejtësi në ndeshjen e raundit të dytë të UEFA Women’s Europa Cup

Ndeshja mes BK Häcken FF – GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të gjykohet nga një trupë arbitresh shqiptare.
Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt.
Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi.
Rusta dhe ekipi i saj i arbitrimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza. Një arritje historike dhe një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




