Rikthehen reshjet e shiut, shkaktojnë vështirësi në qarkullim dhe trafik në Lezhë
Pasditja e kësaj të diele është shoqëruar me reshje shiu në disa zona të vendit, ndërsa në Lezhë ato kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar.
Më problematike paraqitet situata në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku prej orësh janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.
Mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon të rëndojë situatën në këtë segment. Ura është jashtë funksioni për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur.
Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, të cilat shpesh kthehen në burim vonesash dhe bllokimesh të mëdha, sidomos në ditët me mot të keq.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




